Bajrami: Vendi ynë ka nevojë për ndryshime rrënjësore, ndryshimin e sjell vetëm LDK-ja

Aktuale

Bajrami: Vendi ynë ka nevojë për ndryshime rrënjësore, ndryshimin e sjell vetëm LDK-ja

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 18:20
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë hera e gjashtë që ajo i hyn garës për deputete.

Në një postim të saj në Facebook, Bajrami tha se Kosova duke ftuar qytetarët që më 9 shkurt të rreshtohen me LDK-në.

Postimi i Bajramit:

Lista e FITORES

Është hera e gjashtë që i hyj garës për deputete. Garës për fitore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Qytetarët me 9 shkurt duhet të përcaktohen për Republikën, për zhvillim e progres në çdo fushë.

Vendi ynë ka nevojë për ndryshime rrënjësore. Këtë ndryshim e sjell vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës me listën fituese.

Nderime më të larta dhe respekti shkojnë për votuesit, për të gjithë mbështetësit dhe përkrahësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat