Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë hera e gjashtë që ajo i hyn garës për deputete.
Në një postim të saj në Facebook, Bajrami tha se Kosova duke ftuar qytetarët që më 9 shkurt të rreshtohen me LDK-në.
Postimi i Bajramit:
Lista e FITORES
Është hera e gjashtë që i hyj garës për deputete. Garës për fitore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Qytetarët me 9 shkurt duhet të përcaktohen për Republikën, për zhvillim e progres në çdo fushë.
Vendi ynë ka nevojë për ndryshime rrënjësore. Këtë ndryshim e sjell vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës me listën fituese.
Nderime më të larta dhe respekti shkojnë për votuesit, për të gjithë mbështetësit dhe përkrahësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.