Hovenier uron kryetarin e ri të Kushtetueses: SHBA mbështet një gjyqësor të fortë

Aktuale

Hovenier uron kryetarin e ri të Kushtetueses: SHBA mbështet një gjyqësor të fortë

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 18:45
Jeffrey Hovenier

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier ka përgëzuar Nexhmi Rexhepin për emërimin e tij në postin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

”Urime gjyqtarit Nexhmi Rexhepi për emërimin e tij Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës (OEK)”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘X’.

Më tutje Hovenier ka shprehur mirënjohje të thellë për kryetaren e deritanishme Gresa Caka Nimani për udhëheqjen e saj në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe pozitës ndërkombëtare të Gjykatës Kushtetuese.

”Mirënjohje të thellë për ish-kryetaren e OEK-ut Gresa Caka Nimani për udhëheqjen e saj në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe pozitës ndërkombëtare të OEK-ut”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për një gjyqësor të fortë dhe të pavarur, ka thënë Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat