Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier ka përgëzuar Nexhmi Rexhepin për emërimin e tij në postin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
”Urime gjyqtarit Nexhmi Rexhepi për emërimin e tij Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës (OEK)”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘X’.
Më tutje Hovenier ka shprehur mirënjohje të thellë për kryetaren e deritanishme Gresa Caka Nimani për udhëheqjen e saj në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe pozitës ndërkombëtare të Gjykatës Kushtetuese.
”Mirënjohje të thellë për ish-kryetaren e OEK-ut Gresa Caka Nimani për udhëheqjen e saj në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe pozitës ndërkombëtare të OEK-ut”, ka thënë ai.
Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për një gjyqësor të fortë dhe të pavarur, ka thënë Hovenier.