Qeveria mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Aktuale

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 19:09
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot ka mbajtur një mbledhje elektronike. Ndër të tjera në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar Programin kombëtar për bujqësi dhe zhvillim rural 2023-2027. 

Në njoftim thuhet se në këtë mbledhje është miratuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentit Nr. 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2017, pjesa e parë si dhe atë për ratifikimin e amendamentit Nr. 3 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018.

Sipas njoftimit, gjithashtu është miratuar edhe kërkesa e Shoqatës “Animals Kosovo” për mbështetje financiare në vlerë prej 5 mijë euro për trajtimin e problematikës së qenve të pastrehë në Kosovë.

Qeveria ka aprovuar edhe rekomandimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë për dhënien e Statusit të Investitorit Strategjik për subjektin investues “Cicavica Wind Farm 1 L.L.C”.

Gjithashtu ka caktuar Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.A. në kuadër të funksionit të Operatorit të Tregut si subjekt përgjegjës për ushtrimin e kompetencave të Operatorit të Energjisë së Ripërtërishme (OER).

“Qeveria ka dhënë edhe pëlqimin për këmbim të parcelave ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Rahovecit, me qëllim të realizimin e projektit solar 100 MW në Komunën e Rahovecit, pa ndryshuar totalin e sipërfaqeve të pjesëve të parcelave”, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje janë emëruar edhe dy komisione Ad hoc, njëri për pranimin për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese, drejtor ekzekutiv i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe tjetrin për pozitën drejtor i Agjencisë së Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat