Agim Bahtiri garon për deputet në listën e LVV-së

Aktuale

Agim Bahtiri garon për deputet në listën e LVV-së

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 19:28
Albin Kurti dhe Agim Bahtiri

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, do të garojë për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Burimet bëjnë me dije se Bahtiri ka vendosur të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt.

Përveç Bahtirit, nga Mitrovica, kandidatë për deputetë në listën e LVV-së, janë edhe Armend Muja dhe Arjeta Fejza.

Kandidatë për deputet nga Mitrovica është edhe Faton Peci, bashkëkryetari i Listës “GUXO”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat