“Po çka janë 53 milion Euro për merakli!”- Tomë Gashi ironizon me ftesën për Kurtin: Prokuroria Speciale e do Albinin!

Aktuale

“Po çka janë 53 milion Euro për merakli!”- Tomë Gashi ironizon me ftesën për Kurtin: Prokuroria Speciale e do Albinin!

Nga: M.L. Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 19:46
Tomë Gashi

Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i ka shkuar sot një ftesë nga Prokuroria Speciale për ta dhënë dëshminë në një rast.

Kjo gjë ndodhi pak para se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të dorëzohej lista zyrtare me kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë, të cilës do t’i prijë kryeministri Kurti.

Kjo ftesë ngjalli reagime të shumta në opinion. Avokati Tomë Gashi ka ironizuar duke thënë se Prokuroria Speciale e do kryeministrin Kurti, dhe se prandaj i bëri ftesë për të dëshmuar pak para publikimit të listës së kandidatëve për deputetë.

Për më tepër, Gashi ka rikujtuar se ndërkohë që Albin Kurti thirret si dëshmitar, Ramush Haradinaj nuk ka hasur në të njëjtën trajtim nga ana e Prokurorisë, duke kujtuar kështu rastin e 53 milionshit.

Postimi i plotë:

Prokuroria Speciale e do Albinin!

Por nuk e do Ramushin !

I dërgojnë thirrje si dëshmitar pak para se me ba publike listën e deputetëve të Lëvizjes VETEVENDISJE! për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, të cilat Albini do t’i fitoj me rezultat pak ma shumë se që i ka fituar më 14 shkurt 2021

Mos me dashtë Prokuroria Albinin nuk i kishin dërgua këtë ftesë me të cilën vetem po ja rrisin popullaritetin tek qytetarët e Republikës.

Me dashtë Prokuroria Ramushin i kishin dërguar naj ftesë se paku në rastin e Pal Lekajt po nck !

Po çka janë 53 milion Euro për merakli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat