Reagon Albin Kurti, jep këtë lajm

Aktuale

Reagon Albin Kurti, jep këtë lajm

Nga: H.O. Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 21:05
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti u bë e ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit. Mirëpo, deri më tani ai nuk ka reaguar rreth kësaj ҫështje.

Para pak minutash ai ka bërë një postim në Facebook, duke dhënë një lajm të ri, sa i përket partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti lajmëron për një aderim të ri në LVV, fjala është për profesorin universitar, trajnerin e futbollit Bylbyl Sokoli.

Postimi i Kryeministrit Kurti në Facebook:

Mirësevjen, profesor!

Profesori universitar, trajneri i futbollit me licencë nga UEFA, ish futbollisti i njohur Bylbyl Sokoli u bë pjesë e listës së fitores të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Profesor Bylbyl Sokoli ka një kontribut tejet të çmueshëm në zhvillimin e sportit. Përvoja dhe dija profesionale është vlerë e shtuar për qeverisjen tonë të ardhshme që edhe më tej do ta ketë sportin prioritet shtetëror.

Nga sot jemi edhe më të fortë në betejën tonë të 9 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat