Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka thënë se ka pasur shumë kërkesa për të kandiduar në listën e PDK-së për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai tha se i vjen mirë që ka pasur kaq numër të madhe të kërkesave pasi sipas tij, po e shohin PDK si alternative që t’i fitojë zgjedhjet.
“Ne e kemi përfundu me kohë, kanë qenë çështje teknike, por e vërteta është se kësaj radhe ka pasur një kërkesë të jashtëzakonshme për kandidim në listën për deputet në kuadër të PDK-së. Kjo gjë edhe mua, edhe partinë na bënë krenarë që po tregohet se ka një frymë të ndryshimit dhe kërkesë për ndryshim edhe në kuadër të partisë. Më vjen mirë që PDK-në e shohin si një alternative që mund t’i fitojë zgjedhjet…”, ka thënë ai.
Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar sot listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.
Krasniqi është shprehur se lista e PDK-së nuk paraqet vetëm emra, por një ekip fitues me vizion për të ardhmen, të përkushtuar për një Kosovë ma të mirë.