Sllovakia propozon të dërgojë 150 ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Aktuale

Sllovakia propozon të dërgojë 150 ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 21:36
KFOR

Ministria e Mbrojtjes e Sllovakisë ka propozuar që rreth 150 ushtarë të saj të rikthehen në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, raportoi agjencioni sllovak i lajmeve TASR.

Kjo rrjedh nga propozimi për dislokimin e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës Sllovake, të cilin Ministria e Mbrojtjes (MOD) e Republikës Sllovake e dorëzoi në një procedurë të shkurtuar të komenteve ndër-departamentale, thuhet në raportimin e kësaj medieje.

“Kohëzgjatja e mandatit për dislokimin e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Sllovake në operacionin e KFOR-it propozohet nga miratimi i dislokimit deri në përfundim të operacionit të KFOR-it. Pjesëtarët e Forcave të Armatosura sllovake do të kryejnë detyra në zonën operative të KFOR-it , pra në territorin e Kosovës”, thuhet në material nga ministria.

Materiali, sipas këtij raportimi, thotë se Sllovakia mund të dërgojë deri në 15 anëtarë brenda strukturave komanduese të KFOR-it dhe 20 anëtarë brenda komandës dhe elementit mbështetës kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat