Opinionisti Avni Arifi, ka thënë se fjalët e ‘shehrit’ se ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është larguar nga Lëvizja vetëvendosje, po dalin të vërteta.
“Mua më bëri shumë përshtypje mungesa e ministrit të Transportit, Liburn Aliu, ku faktikisht fjalët e shehrit dolën të vërteta, se ka tre muaj që është larguar nga Vetëvendosja, apo ka pasur thyerje të brendshme në Vetëvendosje”, tha kështu Arifi.
Ai shton se kjo bëhet edhe më e vërtetë nga mospërfshirja e Aliut në listën e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Madje flitej se Vetëvendosja ka dorëzuar shumë çështje në Prokurori, çështje inkriminuese, për shkak të paknaqësive, për shkak të largimit të tij. Unë personalisht nuk e kam besuar para tre muajve, por mospërfshirja e tij në listë duket se shkon në atë drejtim”, tha Arifi.