Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund në një intervistë ekskluzive për televizionin Kanal 10, ka thënë se e dënon sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
“Dua të filloj duke e dënuar këtë sulm terrorist i cili ndodhi në kanalin Ibër – Lepenc. Duhet të bëhet një hetim i thellë për ata që e kryen këtë sulm terrorist, duhet të dalin para drejtësisë”, ka thënë Westerlund.
Westerlund ka pasur një sërë sulmesh të tilla në veri, ndërsa ka theksuar se edhe sulmi në Banjskë të Zveçanit duhet të dënohet nga bashkësia ndërkombëtare.
“Ka pasur shumë sulme të tilla deri më tani. Po flas edhe për Banjskën, natyrisht. Pra ky sulm duhet të dënohet nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Suedinë”, ka thënë ai.