Kryetarja e GUXO-s, Donika Gërvalla, ka tentuar t’i dalë në ndihmë Nezir Krakit, me një postim në Facebook, pasi ai u përballë me pyetje në një debat televiziv se a është apo nuk është profesor në kuptimin e plotë të fjalës në Paris.
“Gënjeshtra” dhe “sulme”, i quajti Gërvalla pyetjet e panelistëve të Pressingut, të cilët provuan ta sqarojnë gradën e Krakit, i cili vetë e pranoi se është “i ngarkuar me mësimdhënie”.
“I mençur, i ditur, i kulturuar, me njohuri kaq të gjithanshme.
Prof. Nezir Kraki përballë pesë “analistëve”, thjesht i jashtëzakonshëm.
Argumentet e mençura përballë sulmeve, gënjeshtrave, gjithmonë fitojnë. Prandaj zhurma dhe injoranca përballë një profili të tillë thjesht nuk kalon.
P.s. Më duhet të pranoj që Ilir Mirena sonte po duket më mjerani prej tyre, por nuk jam e vetmja që nuk po befasohem.” – ka shkruar Gërvalla.