Si do të ndërtohet centrali me gaz? Abdixhiku shpjegon planin e LDK-së

Aktuale

Si do të ndërtohet centrali me gaz? Abdixhiku shpjegon planin e LDK-së

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 23:16
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur planin e tij për ndërtimin e një centrali modern me gaz, duke përdorur një pjesë të fondeve të Trustit.

Abdixhiku theksoi rëndësinë e këtij projekti si një hap strategjik për diversifikimin e burimeve të energjisë në vend dhe përmirësimin e sigurisë energjetike.

“Trusti pensional është përdorur për shpërndarje, unë nuk jam lidhtar i një shpërndarje të tillë, ndonëse në disa momente e kamë konsideruar  se do të duhet bërë. Unë po flas për investime.

Kosova i ka 2.6 miliardë euro të trustit pensional të investuar jashtë. Trusti investon në mesatare 0.5 për qind, është normë shumë e ulët.

Një pjesë të këtyre parave që nuk llogariten si borxh publik, pasi do të llogaritet i investim. Rreth 500 milionë të trustit i investon në centralin me gaz. Dhe trusti do të jetë investitori i centralit me gaz.

Është vendim sot pr sot i bordit të trustit.

Kosova fitojnë një central me gaz me 5 për qind.  Po e merr një kredi me 5 për qind, trusti s’po investon 0.5 po 5 për qind dhe Kosova po e ndërton një central me gaz, brenda një cikli”, ka thënë Abdixhiku.

Plani i propozuar përfshin gazifikimin e Kosovës në dy faza kryesore.

Në mandatin e parë, linja e gazit do të shtrihet nga Shkupi deri në Mitrovicë, duke kaluar përmes Hanit të Elezit, Kaçanikut, Ferizajt dhe Obiliqit, ku do të ndërtohet centrali. Në mandatin e dytë, do të realizohet një horizontale për të zgjeruar rrjetin e gazifikimit.

Abdixhiku theksoi se ndërtimi i centralit do të realizohet me firma amerikane dhe do të lidhet me një kontratë 50-vjeçare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Linja e gazit amerikan. Ne e kemi lidhje në Shkup, janë dy çështje bazike që do ti bëjmë. E para nga Shkupi ta gazifikojmë Kosovën deri në Mitrovicë.

Po e bëjmë një vertikale prej Shkupit, Han të Elezit, Kaçanik, në Ferizaj nderohet centrali me gaz 500 milionë, vazhdon në Obiliq dhe vazhdon tutje për Vushtrri dhe Mitrovicë. Kjo për mandatin e parë dhe mandatin e dytë do të bëjmë horizontalen.

Në do të kemi një kontratë afatgjate 50 vjeçare me SHBA, ta ndërtojmë centralin me gaz me firma amerikane”, ka theksuar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat