Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur planin e tij për ndërtimin e një centrali modern me gaz, duke përdorur një pjesë të fondeve të Trustit.
Abdixhiku theksoi rëndësinë e këtij projekti si një hap strategjik për diversifikimin e burimeve të energjisë në vend dhe përmirësimin e sigurisë energjetike.
“Trusti pensional është përdorur për shpërndarje, unë nuk jam lidhtar i një shpërndarje të tillë, ndonëse në disa momente e kamë konsideruar se do të duhet bërë. Unë po flas për investime.
Kosova i ka 2.6 miliardë euro të trustit pensional të investuar jashtë. Trusti investon në mesatare 0.5 për qind, është normë shumë e ulët.
Një pjesë të këtyre parave që nuk llogariten si borxh publik, pasi do të llogaritet i investim. Rreth 500 milionë të trustit i investon në centralin me gaz. Dhe trusti do të jetë investitori i centralit me gaz.
Është vendim sot pr sot i bordit të trustit.
Kosova fitojnë një central me gaz me 5 për qind. Po e merr një kredi me 5 për qind, trusti s’po investon 0.5 po 5 për qind dhe Kosova po e ndërton një central me gaz, brenda një cikli”, ka thënë Abdixhiku.
Plani i propozuar përfshin gazifikimin e Kosovës në dy faza kryesore.
Në mandatin e parë, linja e gazit do të shtrihet nga Shkupi deri në Mitrovicë, duke kaluar përmes Hanit të Elezit, Kaçanikut, Ferizajt dhe Obiliqit, ku do të ndërtohet centrali. Në mandatin e dytë, do të realizohet një horizontale për të zgjeruar rrjetin e gazifikimit.
Abdixhiku theksoi se ndërtimi i centralit do të realizohet me firma amerikane dhe do të lidhet me një kontratë 50-vjeçare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Linja e gazit amerikan. Ne e kemi lidhje në Shkup, janë dy çështje bazike që do ti bëjmë. E para nga Shkupi ta gazifikojmë Kosovën deri në Mitrovicë.
Po e bëjmë një vertikale prej Shkupit, Han të Elezit, Kaçanik, në Ferizaj nderohet centrali me gaz 500 milionë, vazhdon në Obiliq dhe vazhdon tutje për Vushtrri dhe Mitrovicë. Kjo për mandatin e parë dhe mandatin e dytë do të bëjmë horizontalen.
Në do të kemi një kontratë afatgjate 50 vjeçare me SHBA, ta ndërtojmë centralin me gaz me firma amerikane”, ka theksuar Abdixhiku.