Festa e Shën Lucias, Westerlund: Po e sjellim këtë traditë në Prishtinë

Aktuale

Festa e Shën Lucias, Westerlund: Po e sjellim këtë traditë në Prishtinë

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 23:43
Jonas Westerlund

Data 13 dhjetor shënon festën tradicionale të Shën Lucias, e cila mund të konsiderohet si një nga traditat më të konsoliduara suedeze, me vajza e djem të veshur me të bardha që këndojnë së bashku.

Kjo festë ka një rëndësi të madhe kulturore dhe është një simbol i shpresës dhe i dritës gjatë dimrit të gjatë dhe të errët të vendit në Suedi.

Kësaj radhe Ambasada suedeze në Kosovë ka kremtuar këtë festë me miqtë dhe figura të rëndësishme nga jeta shoqërore dhe politike në Kosovë.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund në një intervistë ekskluzive për Kanal 10 ka dhënë detaje për simbolikën e kësaj feste.

“Sot po e festojmë ditën e Shën Lucias këtu në Prishtinë. Kjo është një traditë e vjetër të cilën e kemi në Suedi. Ka një procesion të gjatë me një grua që ka qirinj në flokë dhe veshje të bardha. Kjo është një traditë që e kemi dhe festohet në Suedi, në familje, shkolla dhe industri”, ka thënë Westerlund.

Westerlund është shprehur i lumtur për organizimin e këtij eventi në Kosovë, ndërsa ka theksuar organizimi i këtij eventi është mundësuar nga një sërë kompanish suedeze.

“Kjo është ajo që po mundohemi të bëjmë sonte, ku po e sjellim këtë traditë në Kosovë, dhe shpresojmë që çdonjëri do ta shijojë. Kemi një kor nga shkolla finlandeze, kështu që të gjithë fëmijët e vegjël do të këndojnë në kor, dhe të gjithë ata janë shqiptarë të Kosovës. Jemi shumë të lumtur për këtë”, ka thënë Westerlund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat