Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familje ka thënë se prezantimi i premtimeve elektorale të partive politike është çështje strategjike.
Ai ka deklaruar se LVV fillimisht analizon programet e AAK-PDK-LDK dhe me pas del me premtimet e tyre.
Sipas tij kjo është shumë normale pasi duan që premtimet e tyre të sfidojnë të gjitha ato të partive tjera.
“Kur prezantohen premtimet elektorale është edhe çështje strategjike. Unë sot e di që LVV, që po ja jap një shembull në praktikën që tash e ka LVV e merr plan programin e AKK-PDK-LDK dhe premtimet që i qet, pra i vendos për më i sfidu të gjitha ato. Është shumë normale për më ofru diçka më mirë se ato tjerat, natyrisht që e prek kohën më i zbulu të gjitha ato që i prezantojnë të tjerët, pra është edhe çështje strategjike…“, ka thënë ai.