A u pendua Xhevahire Izmaku që kaloi në partinë e Fatmir Limajt?

Aktuale

A u pendua Xhevahire Izmaku që kaloi në partinë e Fatmir Limajt?

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 00:16
Xhevahire Izmaku

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga Nisma, Xhevahire Izmaku, shprehet se është e gatshme të rikthehet në garë dhe se nuk është penduar që nga PDK-ja ka kaluar në partinë e Fatmir Limajt.

“Mendoj që është vendim shumë i drejtë dhe ndihem shumë mirë. E kam një hapësirë të jashtëzakonshme dhe përkrahje nga zotëri Limaj, dhe e shoh që jam pjesë e këtij grupi të politikanëve aty që politikën dua ta përkthej në interesa të sakta dhe që i sheh qytetari, e jo veç fjalë”.

“Ka tre muaj qe kemi filluar me ekipet tona, kemi një program shumë të mirë. Mendoj qe i ka munguar Vushtrrisë zëri im në parlament”.

“Kam motiv të fuqishëm të rikthehem në projekte të cilat i kam lënë në gjysmë dhe të vazhdoj t’i realizoj projektet që janë në interes të qytetarëve, sigurisht të vendlindjes sime por edhe të gjithë vendit, interesat që do t’i vazhdoj në mandatin e ardhshëm ku shpresoj që do të jem”, deklaroi Izmaku në emisionin Edicioni Special.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat