Nexhmedin Spahiu, profesor universitar ka thënë se është e çuditshme që në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish-kryeministri Avdullah Hoti është renditur i 13-ti.
Ai ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku si duket ende e sheh si konkurrent Avdullah Hotin.
“Avdullah Hoti i 13-ti ish-kryeministër është pak e teprune. E kuptoj që kryetari i ri i lufton ata oponentët potencial, edhe pse nuk i ka shpallë kandidatur, por si duket në ndërdije e ka si kandidat si konkurrent”, tha Spahiu në “InfoNata”.
Spahiu ka thënë se përfshirja e kryetarëve të komunave në listat për kandidatë për deputetë, është mashtrim, pasi sipas tij, kryetarët e komunave edhe nëse zgjedhen deputetë nuk do ta braktisin postin e kryetarit.