Diplomati, Blerim Canaj ka komentuar listën e publikuar të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Canaj në “Info Nata” ka thënë se në këtë listë nuk ka ndonjë kandidim që e kishte vlerësuar, përveç atij të Glauk Konjucës.
I pyetur në lidhje me vendosjen e Mimoza Kusari-Lilës në numrin 8, ai ka thënë se më këtë LVV tregon se do t;i duhet prapë dikush që të komunikojë me Radoiçiqin.
“Kjo tregon që më siguri LVV do t’i duhet prapë dikush që të komunikojë me Listën Serbe dhe me Radoijçiqin. Atë e ka bërë më se mirë, nuk e di çfarë tjetër ka bërë ajo. Është mundu me kordinu Listën Serbe mos me votu rritjen e pagës për veteranët. E shoh Rozetën Hajdari aty, si ta shoh atë emër më, kujtohen disa skandale“, ka thënë ai në Tëvë1.
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Listës i prinë Albin Kurti, i pasuar nga Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu etj.