Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë bënë të ditur se kanë goditur një grup kriminal që trafikonin armë.
E gazetari Nuhi Salihu ka sjell disa detaje të reja për emisionin “Ora Shtatë”.
“Mega aksioni ka përfunduar më 11 dhjetor, ndërsa gjatë ditës së djeshme autoritetet ligjzbatuese nga Kosova dhe Shqipëria kanë mbajtur një konferencë për media në pikëkalimin kufitar në Morinë. Ata ekspozuan armatimin dhe gjësendet tjera që kanë sekuestruar gjatë bastisjeve në nëntë lokacione, në Prishtinë, Skenderaj dhe në Ferizaj. Nga ky aksion u arrestuan tetë persona, gjatë prej shtetas të Kosovës, dhe dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Gjatë këtyre bastisjeve dhe kontrolleve, janë sekuestruar 64 armë zjarri, prej tyre 29 pistoleta”, thotë Salihu.
Është bërë e ditur se pjesë e këtij aksioni ka qenë edhe EUROPOL-i.