Zyba i VV’së flet për mos përfshirjen e Bislimit dhe Aliut: Nuk ka asgjë për të shtuar për figurën e çmuar të tyre

Aktuale

Zyba i VV’së flet për mos përfshirjen e Bislimit dhe Aliut: Nuk ka asgjë për të shtuar për figurën e çmuar të tyre

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 09:52
Salih Zyba

Deputeti i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Salih Zyba, ka komentuar mos përfshirjen e Besnik Bislimit dhe Liburn Aliut në listën për deputetë, duke theksuar se kryesia e partisë ka pasur parasysh të gjitha kërkesat dhe nevojat e strukturës në hartimin e listës.

Zyba ka theksuar se nuk ka asgjë për të shtuar për figurat e çmuara si Liburn Aliu dhe Bisnik Bislimi, duke sugjeruar se vendimi është marrë pas një vlerësimi të plotë dhe të gjithanshëm.

“Kryesia i ka pas përbazë të gjitha, mund të jetë kërkesa ose nevoja të strukturës kjo nuk nënkupton që mund të ketë mos përfshirje në listë. S’ki as çka shton për figurat e çmuar si Liburni e Bislimi”, ka thënë Zyba.

Ndryshe, edhe PDK, LDK, AAK-NISMA të mërkurën kanë prezantuar listën për deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat