Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti ka folur pasi VV-ja i la jashtë listës për deputet Liburn Aliun e Besnik Bislimin.
Haliti thotë se Aliu dhe disa emra të tjerë nuk kanë pasur vullnet të garojnë në zgjedhje.
Derisa, ai deklaron se Bislimi as në zgjedhjet e 2021 nuk ka qenë pjesë e listës zgjedhore.
“Besnik Bislimi nuk ka qenë as në zgjedhjet e kaluara sepse ishte dhe do të jetë shef i shtabit zgjedhorë edhe në këto zgjedhje që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Nuk është vetëm Liburni që nuk është në listë, janë edhe Tinka Kurti, Yllza Hoti dhe të tjerë që me vullnetin e tyre nuk kanë dashur që të garojnë në këto zgjedhje”, shprehet Haliti.