Në muajin tetor të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 mijë e 75, apo 21.3 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 355 mijë e 280 ose 21. 5 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Krahas rritjes së numrit të udhëtarëve, edhe çmimet e biletave për fluturime kanë shënuar ngritje muajve të fundit.
Qytetarët e Kosovës, nga 1 janari i këtij viti udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen.
Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në muajin tetor të këtij viti, numri i
udhëtarëve me transport hekurudhor ishte 6 mijë e 655 apo 8. 9 për qind më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar me tren në neto tonë ishte zero.