Partia Demokratike e Kosovës ka dorzuar 16 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, që u miratuan në seancën e fundit. Ai është shprehur i bindur se këto ligje do rrëzohen.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, tha para gazetarëve se 15 nga këto projektligje janë dërguar në Kushtetuese për çështje procedurale. Ndërsa Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë tha se e kanë kontestuar në tërësi.
“Seanca e 5 dhjetorit ka përcaktuar një standard jashtëzakonisht të dëmshëm. Kanë vendosur një rekord të zi parlamentar jo vetëm në rajon, por dhe në Evropë”, ka thënë Tahiri para mediave.
Ai pati kritika edhe për Kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
“Më bën përshtypje për të keq qysh Kryetari i Kuvendit arrin me shkel rregulloren në mënyrë kaq flagrante për të na e pamudnësuar pjesëmarrjen në seancë”, ka deklaruar Tahiri.