Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili është pyetur nga aktivistët se a do e votojnë Kodin Civil. Po ashtu, kanë diskutuar edhe për deklaratën e Abdixhikut "mbani duart larg familjes dhe fëmijëve".
Kica Xhelili u ka thënë aktivistëve se nuk e kanë kuptuar mesazhin e kryetarit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Ne besojmë familje dhe nuk imponojmë mendime”, tha ajo.
Aksioni simbolik i YIHR po vazhdon edhe pranë selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. "Bëhu ndryshimi, jepi fund diskriminimit", "Lumit 2025 bëhu ndryshimi", janë mesazhet që përcjellin pankrtat e aktivistëve.