Policia e Kosovës ka kryer bastisje sot në dy lokacione në Zubin Potok.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori për veriun, Veton Elshani, i cili ka deklaruar se një person është duke u intervistuar si i dyshuar.
Tutje, ai ka bërë të ditur se gjatë aksioneve janë konfisku pajisje të policisë si uniformë, jelek antiplumb, radiolidhje edhe një pushkë gjuetie.
“Dy bastisje për përvetësim në detyrë. Një në Zubin Potok e një në Varage. 1 person është duke u intervistu si i dyshimt. Në mes tjerash janë konfisku pajisje të policisë si uniformë, jelek antiplumb, radiolidhje edhe një pushkë gjuetie“, ka deklaruar ai.