Trafiku Shqipëri-Kosovë, armët do të këmbeheshin me kokainë

Aktuale

Trafiku Shqipëri-Kosovë, armët do të këmbeheshin me kokainë

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 12:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një prej personave të arrestuar në Kosovë në operacionin e përbashkët për trafikimin e armëve është nga Tirana, banues në Kombinat, i identifikuar si Valter Osmani.

Policia kreu kontrolle në banesën e tij gjatë operacionit dhe gjeti një pjesë të armëve të sekuestruara, të cilat dyshohet se në ditët në vijim do të shkëmbeheshin me kokainë, banesë që dyshohet se ishte bazë kryesore në kryeqytet.

Ai shkonte shpesh në Kosovë për të marrë dhe gjetur armë, të cilat më pas i sillte në Tiranë edhe me bashkëpunëtorë të tjerë me makina dhe autobus. Ai pritet që në vijim të ekstradohet në Tiranë pasi të gjitha provat kundër tij janë gjetur këtu.

Shkëmbimi i armëve me kokainë bëhej në bazë të llojit, nga 25 deri në 30 gramë për pistoleta dhe më shumë për armët më të mëdha. Këta të fundit ishin kryesisht sportive dhe dyshohet se modifikoheshin në Kosovë, por autoritete atje akoma nuk kanë gjetur vendin apo bazën ku kryhej procesi. Hyrja në Kosovë dyshohet se bëhej kontrabandë në kufi nga Turqia dhe më pas niste puna për modifikimin e tyre në armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat