Bajrami: Ne nuk mund të pranojmë që shëndeti dhe mirëqenia jonë të këmbehën me propagandë

Aktuale

Bajrami: Ne nuk mund të pranojmë që shëndeti dhe mirëqenia jonë të këmbehën me propagandë

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 13:04
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë lidhur me gjendjen e ajrit në vendin tonë.

Sipas Bajramit në kohën kur qeveria mburret me ”progres” në çdo fushë, raporti i fundit i Bankës Botërore “Country Climate and Development Report (CCDR) tregon realitetin e hidhur që ata po mundohen ta injorojnë.

Më tutje Bajrami është shprehur se sipas Bankës Botërore Kosova është nën presion të rreziqeve klimatike dhe mjedisore:

’Ajri që thithim po na vret: sipas raportit të BB, ndotja e ajrit shkakton rreth 760 vdekje të parakohshme çdo vit, ndërsa kostot shëndetsorë që shkakton kjo ndotje shkojnë deri në 310 milionë dollarë, ose 4.7% të PBB-së.Ndërkohë 16% e territorit të vendit është nën rrezik të lartë nga zjarret pyjore ndërsa 37% e territorit të vendit është nën rrezik të mesëm nga zjarret pyjore. Përmbytjet dhe fatkeqësitë tjera natyrore po shkaktojnë dëme të mëdha dhe pritet të përkeqësohen tutje Kosova gjithashtu vuan nga varfëria energjitike: Raporti potencon se rreth 22% e familjeve shpenzojnë më shumë se 10% të të ardhurave të tyre për energji, ndërsa mbi 40% të familjeve nuk mund t’i ngrohin shtëpitë e tyre sa duhet.Vendi vazhdon të varet nga energjia e prodhuar nga linjiti dhe termocentralet janë tepër të vjetra e aspak efiçinete’’, ka shkruar Bajrami.

Bajrami thotë se raporti gjitashtu vë theksin të cenushmeria e ekonomisë ku ndër të tjera thuhet:

• Sektorët si bujqësia dhe pyjet, që janë jetik për shumë familje në zona rurale, po rreizohen nga përmbytjet dhe thatësirat dhe varfëria po thellohet në këto zona.

Ky është realiteti  për të cilin qeveria nuk flet asnjëherë.Por ta dini që derisa ata flasin fjalë boshe përbkinse “progres”, institucionet kredibile si Banka Botërorë dhe të dhënat e tyre tregojnë se vendi ynë është në rrezik nga varshmëria nga qymyri, ne përballemi me varfëri energjetike dhe qeveria po dështon në adresimin e emergjencave klimatike dhe sociale.Mos harroni për katër vite Qeveria Kurti II, i ka pasur në dispozicion 12 milardë Euro buxhet, taksa tonat këto dhe nuk e ka lënë asnjë shënjë pozitive në këtë vend, s’kemi çka të themi për energji të ripërtitshme, zero kapacitet të ndërtuara, andaj koha për të kërkuar llogari është tani’’, ka thënë ajo.

Ne nuk mund të pranojmë që shëndeti dhe mirëqenia jonë të këmbehën me propagandë, ka shtuar më tutje deputetja e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat