Deputeti i LVV-së e cilëson skandaloz dërgimin e ligjeve në Kushtetuese nga PDK-ja

Aktuale

Deputeti i LVV-së e cilëson skandaloz dërgimin e ligjeve në Kushtetuese nga PDK-ja

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Haliti tha se dërgimi i ligjeve për shqyrtim në Kushtetuese nga PDK-ja, të miratuara në seancën e 5 dhjetorit është akt skandaloz.

“Dke pasur parasysh që në seancën e mbajtur kur kanë kaluar këto ligje gjithçka ka qenë e paraparë me rregulloren e Kuvendit ku edhe procedura për shtyrjen e afateve ose shkurtimin e afateve është e rregulluar me rregulloren e Kuvendit, dhe nuk është hera e parë që Kuvendi ka ndërmarrë këto procedura duke pasur parasysh që ajo seancë ishte thuajse e fundit e kësaj legjistrature”, tha ai për rtv21

Sipas tij më së shumti nga kjo do ta pësojnë qytetarët e Kosovës sepse në atë seance u miratuan ligjet të cilat mundësojnë anëtarësimin në SEPA e cila siç tha ua kursen qytetarëve mbi 50 milionë euro nga pagesat ndërkombëtare.

Ndërsa për ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë Haliti tha se PDK-ja e ka hall personal. “Ky ligj ka adresuar të gjitha rekomandimet që ka nxjerrë Gjykata Kushtetuese, mirëpo nuk është qëllimi i shkeljes së ligjit mirëpo partitë opozitare kryesisht kanë një hall tjetër sa i përket Byros,… është halli sepse i frikësohen byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat