Debati: “Veç sqarona, a je profesor a s’je? – Ku jep mësim ti?”/ Nga Universiteti i Parisit flasin për Nezir Krakin

Aktuale

Debati: “Veç sqarona, a je profesor a s’je? – Ku jep mësim ti?”/ Nga Universiteti i Parisit flasin për Nezir Krakin

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 14:57
Nezir Kraki

Nezir Kraki ditë më parë i është bashkuar partisë që drejtojnë Donika Gërvalla e Faton Peci. Ai do të jetë edhe kandidat për deputet nga GUXO në kuadër të listës së përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti. Gjatë kohës sa ka qenë pa angazhim politik, Kraki ka qenë aktiv në komentimin e ngjarjeve politike në Kosovë, kryesisht atyre që lidheshin me politikën e jashtme dhe marrëdheniet ndërkombëtare, derisa mediat i referoheshin si “profesori nga Parisi”.

Çështja e titullit të tij është bërë temë debati në Pressing të T7, ku Kraki ka polemizuar me gazetarin dhe analistin e rregullt të emisionit, Ilir Mirenën, për atë se në çfarë niveli akademik është i angazhuar në Paris.

Vetë Kraki ka thënë se asnjëherë s’ka deklaruar se është profesor i rregullt në ndonjë universitet publik dhe ka sqaruar se është ligjërues i ngarkuar me mësimdhënie për shkencat politike.

“Unë skam thënë që jam profesor i rregullt i universitetit publik, unë kam thënë që punoj privat e publik, jam ligjërues i ngarkuar më mësimdhënie, kam asistent që më asiston për punimet praktike. Nuk jam profesor i rregullt, sepse nuk jam i angazhum plotësisht në publik.Prej vitit 2016, unë jam i angazhuar në këtë rol, dhe kam cdo vit nga 100 e 160 studentë në klasa selektive që janë anglisht e frëngjisht në universitetin publik dhe prej vitit 2022 shkencat politike”, ka thënë Kraki në Pressing, pas pyetje se Mirenës për atë nëse është profesor ose jo.

Për angazhimin e kandidatit për deputet kanë folur edhe nga Universiteti privat në Paris ku Kraki është i angazhuar.

“Pjesë e ekipit mësimdhënës, si ligjërues me orar të pjesshëm në shkenca politike. Është përgjegjës për lëndët në politika evropiane”, është përgjigja e universitetit francez “Université Paris Est Créteil” (UPEC) për Nacionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat