I pari i Prishtinës, Përparim Rama bëri të ditur se sot ia ka dorëzuar çelësin e qytetit, ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
“Me rastin e përfundimit të misionit të tij, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj vendit tonë, në emër të Kryeytetit i dorëzova çelësin e qytetit, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier”, shkroi Rama në “Facebook”.
Lidhur me këtë dekoratë u shpreh mirënjohës edhe ambasadori në largim.
“U nderova nga Qyteti i Prishtinës dhe kryetari Perparim Rama me një ‘Çelës të Qytetit’ në thirrjen time lamtumirëse këtë pasdite. Nga diskutimet tona për transformimin e #Prishtinës në kryeqytet kulturor dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mbështetje të arteve, kam shijuar bashkëpunimin tonë. Suksese të vazhdueshme për ju dhe qytetin e Prishtinës!”, shkroi Hovenier në “Facebook”.