Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi ka njoftuar se për herë të dytë është duke garuar për zgjedhjet nacionale.
Bytyqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky është një moment i rëndësishëm për mua dhe jam e emocionuar që do të kem mundësinë të shërbej përsëri si zëri juaj në Parlamentin e Kosovës.
“Dua t’ju falenderoj nga zemra për besimin që më keni dhënë në këtë mandat. Çdo votë, çdo mbështetje dhe çdo fjalë inkurajimi nga ju ka qenë një burim motivimi dhe frymëzimi për mua.
Kam punuar me pasion dhe i jam dedikuar punës plotësisht për t’i shërbyer interesave tuaja, duke u angazhuar gjithnjë për çështje që prekin jetën tuaj të përditshme”, ka shkruar ajo.