Tali: Pse u futën në listë deputetët të cilët nuk e votuan Kodin Civil?!

Aktuale

Tali: Pse u futën në listë deputetët të cilët nuk e votuan Kodin Civil?!

Nga: M.H. Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 17:36
Driton Tali

Driton Tali përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me listën e deputetëve të LVV.

Ai ka kritika për deputetët që nuk e votuan Kodin Civil dhe janë përsëri në listën e deputetëve, përcjell “Bota sot”.

Tali thekson që nëse LVV synon ta fitojë përsëri pushtetin me mbi 50%, atëhere përsëri do të ballafaqohemi me situatën e njejtë.

Postimi i plotë

Pse u futën në listë deputetët të cilët nuk e votuan Kodin Civil?!

Nëse LV synon ta fitojë përsëri pushtetin me mbi 50%, atëhere përsëri do të ballafaqohemi me situatën e njejtë.

UE do të insistojë që të votohet Kodi Civil me të drejtën në martesë gjinive të njejta (çfardo termi që të përdorim) sepse tashmë është normë. Dhe ata përsëri nuk do ta votojnë.

Apo mbase qëllimshëm është dizajnu lista në këso forme (si thesi i lypsares, siç po i referohen disa) për të kriju mospajtime (siç po shushuritet) ashtu që të mos fitohen zgjedhjet sepse duhet formuar Zajednicën!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat