Dy persona po trajtohen në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga lëndimet e marra nga shpërthimi i një bombole gazi në një autolarje, ngjitur me një pompë të derivateve në lagjen Veternik të Prishtinës.
Mjekja kujdestare në Klinikën Emergjente, Nerxhivane Kadriu për KosovaPress tregon se gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë dhe se trajtimi i tyre po vazhdon.
Kadriu: Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë
“Stabil janë aktualisht. Ende nuk i kemi kryer të gjitha. Pa u përfunduar rasti nuk mund të them është i lënduar aty e më pas të del edhe diçka tjetër. Po, jashtë rrezikut për jetë janë”, tha Kadriu.
Në bazë të uniformës që kishte veshur, KosovaPress, e ka identifikuar si punëtor në këtë autolarje, ndërsa personi tjetër i cili është më pak i lënduar, nuk dihet nëse është punëtor në këtë autolarje apo jo.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë ardhur Policia e Kosovës, derisa tashmë personat e lënduar janë dërguar me ndihmë të shpejt në Klinikën Emergjente për të marrë trajtim mjekësor.