Presidentja Vjosa Osmani takoi sot në Uashington kongresistin republikan Tim Burchett, me të cilin diskutoi mbi thellimin e bashkëpunimit ekonomik si një nga prioritetet kryesore për të avancuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Osmani ka shkruar në Facebook se krijimi i lidhjeve ekonomike janë të domosdoshme për zhvillimin e Kosovës.
“Në qendër të bisedës sonë me kongresistin republikan Tim Burchett ishte rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik si një nga prioritetet kryesore për të avancuar marrëdhëniet tona.
U dakorduam se investimet dhe krijimi i lidhjeve ekonomike të qëndrueshme janë rruga e duhur përpara, jo vetëm për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, por edhe për të forcuar miqësinë dhe partneritetin afatgjatë midis dy vendeve”, ka shkruar ajo.