Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe homologu i tij kroat Davor Bozhinoviq nënshkruan sot në Zagreb marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të patentë-shoferëve.
Marrëveshja do t’i ndihmojë mërgatës kosovare në Kroaci në aspektin ekonomik dhe lehtësimin e zhvillimit të tyre.
Sveçla dhe Bozhinoviq nënshkruan edhe marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes nga katastrofat natyrore dhe të tjera, memorandumin për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e forenzikës dhe memorandumin e bashkëpunimit mes akademive policore.
“Këto marrëveshje dhe memorandume do të ndikojnë në forcimin e sistemeve tona të sigurisë dhe emergjencave. Kosova po fuqizohet në vazhdimësi duke bashkëpunuar por edhe duke u dëshmuar si partner serioz për shtetet mike e demokratike”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Nënshkrimi i marrëveshjeve u bë në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci të kryeministrit Albin Kurti.