Befason gazetari: Grupi i Radoiçiqit është i përçarë

Aktuale

Befason gazetari: Grupi i Radoiçiqit është i përçarë

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 18:17
Florent Zeqaj

Në emisionin Kosova Today, gazetari Florent Zeqaj ka komentuar zhvillimet e fundit në Serbi dhe situatën e ndikimit rus në Ballkan.

Ai ka theksuar se, deri në vitin 2025, priten informacione të rëndësishme që do të dalin nga zyra e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të adresuar ndikimin rus në rajon.

Këto informacione pritet të përfshijnë Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Zeqaj ka pohuar se Rusia po bën “shkelmat e fundit” në Serbi, ndërsa ka përmendur një situatë të tensionuar për grupin e Millan Radoiçiqit, i cili ka operuar në Banjskë.

“Grupi i Radoiçiqit që ka vepruar në Banjskë, është i përçarë, sepse nuk ka qenë një grup i vogël, por komplet si grup ka qenë i paraparë rreth 400 persona, për me pas invasion ndaj territorit të Kosovës në atë kohë”, u shpreh Zeqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat