​Anulimi i subvencioneve, Kuçi: Serbia po pengon shqiptarët ta punojnë edhe tokën e tyre

Aktuale

​Anulimi i subvencioneve, Kuçi: Serbia po pengon shqiptarët ta punojnë edhe tokën e tyre

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Gurakuq Kuçi nga Instituti Octopus ka akuzuar Serbinë për shkelje flagrante të të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se përtej gjenocidit administrativ duke fshirë adresat e banimit, tani Serbia po mohon edhe të drejtat për subvencione bujqësore, duke i penguar shqiptarët në Luginën e Preshevës të punojnë tokën e tyre.

“Stop gjenocidit hibrid”, ka shkruar Kuçi në postim në rrjetin X.

Reagimi vjen pasi Këshilli Kombëtar Shqiptar mori një direktivë nga Qeveria e Serbisë me kërkesën për anulimin e subvencioneve, duke kërcënuar se Beogradi zyrtar do ta bëjë vetë një gjë të tillë.

“Kjo lëvizje e fundit është një përpjekje tjetër për të minuar aftësinë e komunitetit tonë për të lulëzuar. Financimi i fermerëve është ajo që ata po luftojnë. Nuk do të na lënë të jetojmë normalisht, nuk do të na lënë të jetojmë në paqe. Çfarë shteti”, ka thënë Këshilli Kombëtar Shqiptar në një reagim në X.

Këshilli Kombëtar Shqiptar kishte hapur thirrje publike nga data 30 tetor deri më 8 nëntor 2024 për subvencionimin e kulturave bujqësore për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat