Deputetja e LVV-sëm, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se ka ngritur padi ndaj një numri të madh të njerëzve, përfshirë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikut, dhe një numri të deputetëve.
Në DPT Fidani të Klan Kosovës, ajo tha se këto padi i ka bërë për dy raste, për të cilat, ajo thotë se është akuzuar se kinse ka interferuar që t’i ndahet një grant vëllait të saj kur ka aplikuar për subvencione, si dhe një vendim për të cilin e mori motra e saj që punon në Gjykatën Komerciale.
“Kam ushtruar padi ndaj kryetarit të LDK-së, ndaj disa deputetëve të LDK-së, edhe ndaj disa gazetarëve. Poashtu, jam në proces të ushtrimit të padisë ndaj diku 15 personave që janë fytyra publike edhe personazhe të mediave të ndryshme këtu në Kosovë, të cilët më kanë sulmuar për rastin e fundit”.
“Pra për të dyja këto, për rastin e parë i jam drejtuar gjykatës, dhe për këtë rastin e fundi do t’i drejtohem gjykatës, sepse është shumë e padrejtë që të sulmohem dhe të etiketohem pa ndonjë arsye”, ka thënë Pacolli.