Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj të premten ka vizituar Lipovecin në Gjakovë.
Atje ishte bashkë me shejh Xhemajliun.
“Duke ruajtur traditën e miqësisë së ngushtë, së bashku me shejh Xhemajliun qëndruam në Lipovec të Gjakovës, ku u nderuam me mikpritjen e ngrohtë të Fatmir Shalës dhe vëllezërve të tij”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook.
“Bisedë vëllazërore dhe atmosferë e mbushur me traditat më të mira shqiptare. Gjithmonë u bashkofshim në gëzime dhe momente të tilla të veçanta”.