Doarsa Kica-Xhelili, deputete nga Lidhja Demokratike të Kosovës, ka bërë një reagim rreth postimit të Lëvizjes Vetëvendosje që kjo e fundit e ka bërë, për një komunikim me Chat GPT.
Deputetja e LDK-së këtë postim të VV-së e ka cilësuar si huqje spektakolare.
Ajo ka thënë edhe se ‘‘e shihni që në VET postimin e tyre janë arsyet pse këta e shkelin Kushtetutën’’.
Postimi i plotë:
Çfarë huqje spektakolare!
Lëvizja Vetëvendosje e paska publikuar një komunikim me CHAT GPT. Derisa po pretendon se e “kalli lojën” sepse përgjigjet kinse janë në favor të tyre, në fakt në fotot bashkangjitur, e shihni që në VET postimin e tyre janë arsyet pse këta e shkelin Kushtetutën.
1. Ndërhyrja në pronë private;
2. Ndërhyrja në të drejtat tjera individuale;
3. Ndërhyrja në ekonomi;
4. Shfrytëzimi i “reformave” për sulme politike e jo për reformim të sinqertë;
5. Risqet që sistemi përfundon duke ndëshkuar kundërshtarët por jo duke luftuar korrupsionin = prekja e shtyllave të demokracisë.
Që thonë “mos e vet se t’kallxon vet”!
Ndoshta i bie më mirë ta pyesin CHAT GPT:
“Çka është Kushtetuta?”
“Kur do të ndalet VV së gënjyeri qytetarët se i ka reformat në drejtësi për së vërteti?”
“Pse po insiston VV në shkelje të Kushtetututës?”
“Si po i keqpërdorë VV tentativat për reformim të drejtësisë që të shtrij kontrollin mbi sistemin e drejtësisë”,
Dhe më e rëndësishmja:
“Kur do të ndalet VV së llogarituri që njerëzit hanë bar?”