Spitali i Mitrovicës tregon për gjendjen e policëve të vetëaksidentuar në veri

Aktuale

Spitali i Mitrovicës tregon për gjendjen e policëve të vetëaksidentuar në veri

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Tetë zyrtarë policorë janë pranuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës pas vetaksidentit që pësuan sot.

Nita Mustafa-Hakaj, zëdhënëse për media e Spitalit të Mitrovicës, tha se deri tani janë duke u kryer ekzaminimet e para.

“Janë duke u bërë ekzaminimet e para të tetë zyrtarëve policorë, deri tani ende nuk dihet se ndonjëri ka nevojë të dërgohet për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën Klinke Universitare të Kosovës”, tha thënë Mustafa-Hakaj për median.

Kujtojmë që policia ka thënë se të gjendja e të lënduarëve është stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat