Analisti Sadriu Ramabaja, ka shprehur zhgënjimin e tij në lidhje me listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se kjo listë nuk ka qenë ashtu siç ai kishte pritur.
Sipas Ramabajës, kjo listë është larg pritshmërive të tij dhe do të duhej të ishte më e fortë dhe më e përgatitur.
Ramabaja ka shprehur keqardhjen se kryeministri Albin Kurti, i cili është udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka marrë pjesë aktive në përzgjedhjen e listës, duke e lënë këtë përgjegjësi te njerëz të tjerë.
Se kush është marrë me këtë listë, Ramabaja ka thënë se do të tregojë pas zgjedhjeve.
“Ka qenë një tërheqje e vullnetshme (mos-përfshirja e Librun Aliut në listë). Ndërkaq duke shikuar përgjithësisht listën e pash për shembull që 30 e diçka për qind ishte listë e re, pjese tjetër janë që kanë qenë edhe më herët. Për mua lenë për të dëshiruar kjo listë. Do të duhej të ishte më e mirë, ka pasur mundësi të ishte më e mirë.
Para 6 muaj, por unë kam disa kritere. Kam vepruar njëjtë siç kam vepruar në vitin 2017. Nuk kam pranuar të jem mbi i 50, te numri. Dhe për mua nuk me rëndësi pozicioni i deputetit po çështja se si ekipi funksionon dhe çfarë politikash ndjek. Do të duhej që Albini të merrej më këtë listë, është fatkeqësisht që ia kanë lërë tjetërkujt”, ka thënë Ramabaja në Debat Plus.