Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për keqqeverisje dhe keqmenaxhim në të gjithë sektorët.
Pantina ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti në katër vjet qeverisje më shumë është ankuar sesa që ka arritur ndonjë sukses.
“Kurtin ma shumë e keni ni tu anku qysh të tjerët nuk po e lanë me e kry punën mirë. Ende nuk ka fol as edhe për një sukses të një qeverie”, ka thënë Pantina.
Për më tepër, ajo ka thënë se pushteti aktual e sheh veriun si sukses të vetëm.
“Ka mbet për njëzet vjet e kalume. E dijnë qytetarët ku kemi qenë njëzet vjet. Ata e shesin si sukses veriun në vend se të flasim për atë se si kanë keqqeverisur dhe për dështimet e tyre në shëndetësi, arsim…”, ka thënë Pantina.