Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj disa mediave dhe raportimin për Spitalin Amerikan.
Gjinovci përmes një shkrimi në Facebook, thotë se lajmi për Spitalin Amerikan dhe aktakuza për falsifikim dokumentesh dhe shpërlarje parash është fshirë nga disa media.
Sipas tij, ata paguajnë reclama për këtë lajmi është fshirë.
“Horror! Kush po i kontrollon mediat? Për Spitalin Amerikan është ngritë akatakuzë për "falsifikim dokumentesh dhe shpërlarje parash". Shiheni çfarë horrori, nëse kërkon në google "falsifikim dokumentesh shpërlarje e parave", të renditen lajmet, por kur i klikon nuk hapen sepse mediat Albanian Post, Gazeta Express, Klan Kosova, Nacionale, Telegrafi, Paparaci, e kanë fshi lajmin.
Spitali Amerikan pagun reklama. Pronarët e Spitalit Amerikan nuk janë vetëm pronarët e Spitalit Amerikan, kanë edhe biznese tjera”, ka shkruar Gjinovci.
Në fund ai ka kërkuar reagim nga AGK, gjersa shton se mediat e tilla nuk kanë fshirë ndonjë raportim për qeverinë, madje as kur është vërtetuar që raportimi ka qenë i rremë.
Postimi i plotë:
HORROR! Kush po i kontrollon mediat?
Për Spitalin Amerikan është ngritë akatakuzë për "falsifikim dokumentesh dhe shpërlarje parash". Shiheni çfarë horrori, nëse kërkon në google "falsifikim dokumentesh shpërlarje e parave", të renditen lajmet, por kur i klikon nuk hapen sepse mediat Albanian Post, Gazeta Express, Klan Kosova, Nacionale, Telegrafi, Paparaci, e kanë fshi lajmin.
Spitali Amerikan pagun reklama. Pronarët e Spitalit Amerikan nuk janë vetëm pronarët e Spitalit Amerikan, kanë edhe biznese tjera.
Ku është Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, ku është juristja e mediave? Ky është sulmi ma i madh ndaj mediave. Nuk di që ndonjëherë mediat e kanë fshi naj raportim për qeverinë, madje as kur është vërtetu qe raportimi ka qenë i rremë.