Zyrtare/ Më 20 dhjetor mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës

Aktuale

Zyrtare/ Më 20 dhjetor mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në datën 20 Dhjetor.

Takimi do të zhvillohet në Prishtinë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.

“Në datën 20 dhjetor, ora 11:00, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës. Në vijim, gjatë ditës së sotme, do t’ju informojmë për axhendën dhe detajet”, njoftoi Kuvendi i Shqipërisë.

Kujtojmë se dy kuvendet janë mbledhur së bashku edhe njëherë më 27 Nëntor 2022 me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat