Çun Lajçi i reagon Kimete Berishës dhe ia përmend Albin Kurtin: E sheh sa gabim ke qenë?

Aktuale

Çun Lajçi i reagon Kimete Berishës dhe ia përmend Albin Kurtin: E sheh sa gabim ke qenë?

Nga: A.Zh Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 10:15
Çun Lajçi, Albin Kurti

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i ka reaguar opinionistes Kimete Berisha, pasi kjo e fundit e ka përmendur atë në një nga shkrimet e saj.

Ai i ka thënë asaj se kryeministri Albin Kurti, është i njëjti me atë që ajo e donte me “thellësinë e shpirtit”, përcjell Bota sot.

“Kimete moj! Paske nisë me m’vajtue që kur ti e harxhove dashuninë për Albinin e që kur unë i çela sytë e dola n’rrugë ti shes librat e mi! - Tekiu kishte me t’thanë diçka po unë s’po të them kurgja, sepse dashuninë po e ruej për rrugët dhe librat, dhe për njerëzit e guximshëm! Albini s’asht ndryshe nga ai që Ti e doje me thellësinë e shpirtit, asht i njëjti që unë nuk e dua (përkundër asaj që thua ti “dashuria ime e smur për A”), por s’e urrej dhe s’përtoj t’ia numëroj veprat e mira, sa do të vogla qofshin ato, dhe s’druaj ta sharroj kur ai sharron n’egon e vet!

Kimete, unë s’jam i mjerë, se të mjerë do t’më donin më shumë, por ja që s’e dua dashuninë e mjerimit, madje as si ato këngëtaret “me botoks” që thua ti, nuk jam, që të rreshtohem n’partinë e tij dhe të asnjenit.

Por mbaje mend: - ti paske pasë kujtua se Albini duhet mu marrë me Ty e me Mua, jo me Kosovën. E sheh sa gabim ke qenë?

Unë mes Albinit, Abdixhikut, Bedriut e Ramushit, unë kam zhgjedhë rrugët dhe librin, (që i shes “si farat e kungullit”, siç paske shkrua ti), ndaj herën tjetër ndalu e bleje nji libër nga unë, e mos e lako rrugën, siç bane këtij gushti duke u shtihavë, kinse s’po me sheh.

Respekt për shkrimet tua!”, ka shkruar Lajçi në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat