Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në burg 5 persona - dalin emrat e tyre

Aktuale

Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në burg 5 persona - dalin emrat e tyre

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 11:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjykata e Tiranës ka caktuar “arrest në burg” për 5 personat e arrestuar për trafik armësh.

Për Exhenio Manushin që mbahet i arrestuar për trafik kokaine, seanca pritet të mbahet të dielën.

Grupi kriminal i trafikut të armëve u godit pas një operacioni të përbashkët, të zhvilluar nga Policia e Shqipërisë në bashkëpunim më atë të Kosovës.

Gjithsej u lëshuan 14 urdhër arreste, ndërsa gjashtë prej tyre u arrestuan në Shqipëri dhe pjesa tjetër në Kosovë.

Të arrestuar në Shqipëri ishin;

Euxhenio Manushi 20-vjeç (u kap me mbi 200 mijë euro kokainë)

Endri Papa 34-vjeç

Aurel Manreka 28 vjeç

Gersi Llozha 22 vjeç

Kleu Mucalliu 26-vjeç

Tonin Shkami 53-vjeç.

Këtyre shtetasve iu gjetën 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme.

Gjithashtu nga ky aksion kujtojmë se u kapën edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat