Gjenerali shqiptaro-amerikan nxjerr bisedën telefonike me dy zyrtarë të Trumpit - ja çka i thanë ata për presidenten Osmani

Aktuale

Gjenerali shqiptaro-amerikan nxjerr bisedën telefonike me dy zyrtarë të Trumpit - ja çka i thanë ata për presidenten Osmani

Nga: A.Zh Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 12:07
Donald Trump dhe Vjosa Osmani

Gjenerali shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha, ka treguar se dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me dy zyrtarë të afërt me presidentin amerikan Donald Trump.

Ai ka treguar se me ta ka diskutuar përshtypjen pozitive që ata dhe Trumpi kanë për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, përcjell Bota sot.

Në postimin në Facebook, Maralusha ka theksuar ambicien e saj të fortë, që sipas tij, daton nga koha e saj në Kryesinë e LDK-së, si dhe gatishmërinë e saj për të ndjekur çdo rrugë për të arritur qëllimet.

Megjithatë, sipas zyrtarëve amerikanë, Osmani mund të jetë tepër e pranueshme ndaj kërkesave ndërkombëtare, si krijimi i "Zajednicës," një kërkesë e Serbisë e kundërshtuar nga shumica e shqiptarëve.

Ai ka shprehur dyshime për aftësinë e saj për t'u përballur me presionin ndërkombëtar mbi çështjen shqiptaro-serbe.

Reagimi i plotë i Maralushës:

Disa zyrtarë nga rrethi i Trumpit të kënaqur me Vjosa Osmanin

Dje pata një bisedë të shkurtër telefonike me dy zyrtarë të afërt nga rrethi i Donald Trumpit. Biseda ishte e shkurtër dhe zgjati 20-30 minuta, dhe kishte të bënte me një përshtypje të këtyre zyrtarëve që Vjosa Osmani e kishte lënë tea ta dhe te Trumpi.

Unë ju rekomandova të lexojnë profilin psikologjik të shkruar nga unë dhe shumë të tjerë për Vjosën, që nga koha kur ajo ishte në Kryesinë e LDK-së, kur ajo tregonte një ambicie të thellë për të arritur në kryesinë e LDK-së. Ambicia e saj ishte aq e fortë, sa shumë kolegë të saj partiakë kishin një xhelozi reale ndaj Vjosës, sepse ajo ishte e gatshme të përdorte çdo metodë dhe mënyrë për të arritur qëllimin.

Ata, gjithashtu, lënë përshtypjen se Vjosa ka një karakter të dallueshëm nga zyrtarët e tjerë kosovarë. Sipas tyre, Vjosa është shumë e gatshme të plotësojë dëshirat e atyre njerëzve që duan me çdo mënyrë të formojnë "Zajednicën," që është një nga kërkesat e Serbisë dhe e dobishme për Serbinë, por shumë e dëmshme për Kosovën. Kjo (Zajednica) është krejtësisht e refuzuar nga populli shqiptar, përgjithësisht.

Sipas mendimit të tyre, kjo (Vjosa) nuk ka kapacitetin t’u thotë "jo" Trumpit apo ndërkombëtarëve të tjerë, të cilët janë shumë afër vendosjes së një marrëveshjeje përfundimtare për problemin shqiptaro-serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat